RTSH Sport Live

Verstappen e Hamilton…  Bottas i surprizon të gjithë

  • 01/05/2021
  • |
  • Formula 1
Verstappen e Hamilton…  Bottas i surprizon të gjithë
Mercedes dominon, Bottas jep kohën më të mirë, Hamilton i dyti, në vend të tretë është Verstappen

Pritej pole position numër 100 për Hamilton, ose ndryshe Verstappen përpara. Por në vend të kësaj, është  Bottas (1'18 "348) që bëri një bëri një surprizë për të gjithë, duke marrë vendin e parë për vetëm shtatë të mijtat nga shoku i tij i skuadrës.

Dhe nëse ajo që pamë në kualifikuese në Portugali është e vërtetë, domethënë, nëse rezultati nuk ishte  i shtrembëruar nga era dhe nga zgjedhjet, madje edhe të nga paparashikueshmëria e gomave, Mercedes është rikthyer përsëri për të bërë atë që di të bëjë më mirë.

Pas ankesave më të fundit, dy pilotët vendosën t'i luanin të gjitha ... me goma të mesme, padyshim që e gjenin veten më mirë sesa me më të buta dhe më performues. Një lëvizje surprizë por jo shumë, sepse tashmë është parë në Portugali në vitin 2020.

Leëis Hamilton do të niset nga vendi i dytë, ndërsa në vend të tretë ka përfunduar Max Verstappen, i cili në një moment u duk se do të rrëmbente vendin e parë, por verdikti përfundimtarë, krijuar dhe nga rrethanat, ëshsë vendi i tretë.

Në shtëpinë e Ferrarit, Sainz është pozicionuar në vendin e pestë, ndërsa Leclerc nuk shkoi më shumë se vendi i tetë.