Për kampionin e Botës në fuqi sezoni që pritet të nisë orët në vazhdim do të jetë një “formalitet” nëse ekipi dhe ai vetë në pistë do të bëjnë gjerat siç duhet duke minimizuar gabimet. “Nuk kemi frikë askënd dhe asgjë përveç vetes tonë. Asgjë nuk na frikëson, nëse do të jemi të motivuar dhe të garojmë siç dimë atëherë për të gjithë do të jetë e pamundur tan a marrin titullin”, tha Verstappen gjatë konferencës të përbashkët për shtyp në Bahrein.
“Jam shumë i qetë dhe kam kaluar një dimër të bukur pasi jam dëfryer pa menduar shumë për Formula 1. Më pas nisa përgatitjet dhe tani ja ku jemi”, vazhdoi piloti holandez i Red Bull Racing Team.
I pyetur nëse e konsideronte veten favorit, 25-vjeçari tha: “Testet që kemi zhvilluar deri më tani më bëjnë të jem optimist, për më tepër duhet të shikojnë si shkojnë gjërat këtë fundjavë dhe si do të zhvillojmë makinën në sezon e sipër”.
Magjinë e Formula 1 do të keni mundësi ta ndiqni vetëm nëpërmjet Radio Televizionit Shqiptar duke filluar me Çmimin e Madh të Bahreinit.