RTSH Sport Live

Veseli e Balliu, pozitivë me Covid-19

  • 16/10/2021
  • |
  • Kombëtarja
Veseli e Balliu, pozitivë me Covid-19
U testuan pas khimit nga fushata eleminatore e Kombëtares

Dy lojtarë të tjerë të kombëtare konfirmohen pozitivë me COVID-19 edhe pse tashmë ndeshja me Poloninë ka dhënë verdiktin prej 4 ditësh. Bëhet fjalë për Ivan Balliun  që në sfidën e 12 tetorit nuk ishte I pranishëm as në pankinë por edhe për mbrojtësin Frederik Veseli që u aktivizua për 90 minuta. Lajmin në lidhje me mbrojtësin e Rayo Vallecanos e bën të ditur faqja e specializuar “jornadaperfecta.com” sipas së cilës, Balloi ka rezultuar pozitiv pas analizave të kryera në Spanjë dhe në këtë ëmnyrë ai do të humbasë ndeshjen e javës së nënte kundër Elches.

Klubi shpreon ta ketë të gatshëm shqiptarin për ndeshjen e javës tjetër kundër Real Betis e  dhe pse koha nuk premton. E njëjta situatë paraqitet edhe për Frederik Veselin. Edhe pse FSHF konfirmon zyrtarisht për RTSH Sport se asnjë prej të dy lojtarëve nuk ka rezultuar pozitiv gjatë qëndrimit me skuadrën, mbrojtësi i Salernitanës duhet të qëndrojë në izolim.

Lajmin e bën të ditur vetë klubi i Salernitanës që thekson se lojtari u testua menjëherë pas mbërritjes nga Shqipëria dhe ka rezultuar pozitiv. Bashkë me Balliun e Veselin, të infektuar nga ky grumbullim rezultuan fillimisht Hoxhallari dhe fizioterapisti i kombëtares dhe më pas Cikalleshi bashkë me Klaus Gjasulën, këta të fundit dy mungesa që u ndien shumë në fushë për sfidën vendimtare kundër kundër Polonisë.