RTSH Sport Live

Villalibre dhe dëbimi i Messi-t: Ai u ndje i pafuqishëm,por…

  • 18/01/2021
  • |
  • Spanjë
Villalibre dhe dëbimi i Messi-t: Ai u ndje i pafuqishëm,por…
Lojtari i Bilbao foli për kartonin e kuq të akorduar nga gjyqtari, Jesus Gil Manzano për numrin 10 të Barcelonës në finalen e Superkupës së Spanjës

Bilbao fitoi Superkupën e Spanjës duke mundur në finale Barcelonën e Koeman. Skuadra baske fitoi trofeun për herë të tretë në kohën shtesë. Protagonist i madh i ditës, Villalibre, autor i golit të 2-2 në të nëntëdhjetën (ndeshja përfundoi 2-3 në kohën shtesë) dhe i përfshirë në aksionin që çoi në dëbimin e Leo Messi.

Sulmuesi kuqezi komentoi për AS: “Unë e vura trupin tim përpara për të mbrojtur topin, ai u nervozua dhe më goditi në fytyrë. Ai u ndje i pafuqishëm. Mund të ndodhë të jetë nervoz në një situatë si kjo. dhe humb mendjen”.

Sulmuesi i Bilbaos tha se nuk dëshironte të vazhdonte polemikat me Messin: “Ishte një finale me shumë faulle, madje edhe nga ana jonë. E kuptoj zhgënjimin, ishte sjellje e dhunshme por asgjë nuk ndodhi. Nuk dua të krijoj asnjë polemikë”.