RTSH Sport Live

Villarreal, fitorja e katërt radhazi në La Liga: 5-0 ndaj Levante

  • 03/01/2022
  • |
  • Spanjë
Villarreal, fitorja e katërt radhazi në La Liga: 5-0 ndaj Levante
Golat nga Dia, Torres, Trigueros dhe një dopietë nga Moreno vendosin ndeshjen

Me një 5-0 të pastër Villarreal, kundërshtari i radhës i Juventusit në 1/16 e Champions League, mposht Levanten e Alessio Lisci në ndeshjen në shtëpi të vlefshme për avën e 19-të të Ligës: në Estadio de la Ceramica vendosin golat e Dia, Pau Torres, Trigueros dhe dopieta e qendërsulmuesit Moreno. Skuadra e Emery, në fitoren e katërt radhazi, ngjitet në vendin e tetë vetëm katër pikë nga zona e Champions League dhe e nis vitin e ri ashtu siç e kishte përfunduar atë të mëparshmin, pra me pesë gola të shënuar në raportin e ndeshjes (rezultati i fundit i 2021, 5 -2 ndaj Alaves). Nga ana tjetër, Levante mbetet e fundit në renditje, duke kërkuar ende suksesin e tyre të parë sezonal në ligë.