RTSH Sport Live

Villarreal-United, për trofeun e Ligës së Europës

  • 26/05/2021
  • |
  • UEFA Europa League
Villarreal-United, për trofeun e Ligës së Europës
Ole Gunnar Solskjaer do të shpresojë të marrë trofeun e tij të parë si menaxher i United, ndërsa skuadra e tij lufton me Villarreal në finalen e Ligës së Europës.

Villarreal takohet me Manchester United të mërkurën në mbrëmjen në finalen e Europa League në Arena Gdańsk. Të dy skuadrat vijnë në këtë sfidë nga këndvështrime të kundërta; Villarreal po luan për lavdi, ndeshjen më të madhe në historinë e saj, ndërsa United po përpiqet të provojë se mund të fitojë trofe nën drejtimin e Ole-Gunnar Solskjaer.

Villarreal nuk ka asgjë për të humbur, kërkon me co kush të shkruajë historinë, ndërsa United luan për gjithcka I dënuar për të fituar. Sezoni i të parëve është ndërtuar rreth fushatës së tyre evropiane, ata morën Unai Emery, një specialist i Ligës së Europës nëse ka pasur ndonjëherë, ndërsa i kanë dhënë një rëndësi edhe La Liga-s gjatë gjithë sezonit.

United padyshim që është përmirësuar nën drejtimin e Solskjaer, në mënyrë të qëndrueshme nëse nuk është spektakolare. Kanë punuar shumë për të arritur në këtë fazë. Është një mundësi për të marrë një trofe të rëndësishëm në këtë sezon, sidomos për Solskjaer, i cili kërkon të tregojë se di të fitojë, jo vetëm si lojtar, por edhe si trajner.  

United zakonisht vendoset me një 4-2-3-1, me David de Gea në portë, mbrapa katërshes së përbërë nga Aaron Ëan-Bissaka, Victor Lindelof, Harry Maguire (në dyshim për finalen) dhe Luke Shaë. Scott McTominay dhe Fred vendosenn në dy pozicione të mesfushës, me Fernandes që operon si një dhjetësh i lirë. Cavani kryeson vijën e sulmit, i përkrahur nga Rashford në të majtë dhe Mason Greenëood në të djathtë.

Villarreal është fleksibël, por zakonisht vendosen në një 4-4-2. Sergi Asenjo fillon në portë, prapa katër mbrojtësve, Mario Gaspar, Raúl Albiol, Pau Torres dhe Alfonso Pedraza të vlerësuar shumë. Étienne Capoue dhe Dani Parejo në mesfushë, me Samuel Chukëueze dhe Moi Gomez në të dy krahët. Moreno dhe partneri i tij, Paco Alcácer, që kërkojnë të bëjnë rrëmujë në një të tretën e fundit. United mund të jetë favorit, por Villarreal mund të ketë një goditje të lavdishme.