RTSH Sport Live

Vllahoviç, në “krizë” goli

  • 08/05/2022
  • |
  • Itali
Vllahoviç, në “krizë” goli
Sulmuesi serb ka shënuar 7 gola në 18 ndeshje me Juventusin

Imazhi i Dusan Vlahovic në stol, në Ferraris është pasqyra e momentit më të ndërlikuar që po kalon bomberi i zgjedhur nga Juventus për të nisur një cikël të ri. Duke parë fytyrën dhe duart e futbollistit, duket se është shumë i zemëruar dhe i nervozuar. Për lojtarin 21 vjeçar, kjo është ndeshja e katërt radhazi, që ndodhet në stol, një situatë, të cilën ai nuk e kishte përjetuar kurrë që kur luante vazhdimisht në nivele të larta. Një ndërprerje që vjen pas një viti e gjysmë dhe pas një transferimi që ndryshoi gjithçka për Dusanin, i cili për herë të parë në karrierën e tij duhet të përballet me fanellën shumë të rëndë të Juventusit.

Në sezonin 2021/2022 Vlahovic ka shënuar 20 gola në 24 ndeshje me Fiorentinën dhe vetëm 7 në 18 ndeshje me bardhezinjtë. Një ndryshim i rëndësishëm në performancë që nxjerr në pah një mjedis më të ndërlikuar sesa pritej. “Faji” i presionit më të madh për të menaxhuar. Menjëherë në shënjestër në debutimin e tij te Juventus me Veronën. Vlahovic realizoi dy gola me Empolin, nuk shënon me Salernitanën, Cagliarin, Bolonjën në kampionat dhe Villarreal në Ligën e Kampionëve. Një rezultat i paparashikuar për sulmuesin që ka 11 ndeshje pas shënuar gol.

Një çmim për t'u paguar për një të ri që ende nuk ka marrë masa për t’u përshtatur me një mjedis të ri, presione dhe ambicje të ndryshme. Vlahovic është i pezulluar dhe nuk luan pasi nuk po gjen rrugën e rrjetës, por shkak është edhe mungesa e krosimeve dhe kalimeve  vertikale te Juventus, gjë që e detyron shpesh lotjarin të luajë me shpinë nga rrjeta. Një realitet që faktohet me katër ndeshjet e fundit, në 272' të luajtura dhe zero gola.

Të gjitha u kryen me tre zëvendësime dhe një ndeshje që filloi nga stoli. Të dhëna që lënë pak vend për interpretime për momentin që po kalon sulmuesi serb. Shumë pyesin veten, nëse është loja e Juves që nuk i përgjigjet karakteristikave të qendërsulmuesit, gjë që ka sjellë rënien e performancës së tij. Apo është faji i Allegrit se nuk e vlerësoi lojtarin për të cilin drejtuesit e bardhezinjve paguan 75 milionë euro.

Debati është shumë i pabalancuar, sigurisht në dëm të trajnerit, i cili besohet se është përgjegjës kryesor për zhgënjimin e qendërsulmuesit të tij. Përgjigjen e jep drejtpërdrejt ndeshja ndaj Xhenovas. Juventus nuk arrin ta përfshijë Vlahovicin në lojën e saj. Mënyra e lojës, mjaft e rastësishme e pengon atë të rrisë cilësitë e tij dhe në veçanti gjuajtjen. Dhe përgjegjësi i parë për këtë është trajneri.

Në Marassi, në ndeshjen kundër Genovas, sulmuesi i Juventusit ka prekur 25 herë topin dhe ka gjuajtur vetëm njëherë në portë. Këtë situatë futbollisti shpreson ta zhbllokojë të mërkurën në finalen e Kupës së Italisë. Mundësia e duhur për të arritur dy objektiva njëherësh: për të sjellë në Torino një titull në një sezon aspak të mirë dhe Dusan të shënojë dhe të buzëqeshë sërish.