RTSH Sport Live

VLLAZANIA - APOLONIA, ORA 14:00 NË RTSH SPORT

  • 06/12/2020
  • |
  • Futboll Vendi
VLLAZANIA - APOLONIA, ORA 14:00 NË RTSH SPORT
Dy ekipet i kanë dhënë tonin këtij aktiviteti vitet e fundit

Futbolli i femrave sot luan ndeshjen më të rëndësishme të saj. Në “Loro Boriçi” përballen dy ekipet që i kanë dhënë tonin këtij aktiviteti vitet e fundit. Shkodranet kampione, që janë edhe favoritet kryesore për sezonin që vijon do të presin vajzat nga Fieri në orën 14.00 dhe kjo sfidë do të transmetohet direkt në RTSH SPORT. Në fakt, ky do të jetë një sezon i veçantë për futbollin e femrave, aq më shumë që janë shtuar ekipe si Tirana, Partizani, Lushnja, Kukësi. Gjithësesi, Vllaznia është ekipi që bën diferencën, madje duke u prezantuar denjësisht në Women Champions League për dy sezone resht.