RTSH Sport Live

Vllaznia, Ardit Hoxhaj: Derbi më mirë të kishte dalë barazim…

  • 21/01/2021
  • |
  • Abissnet Superiore
Vllaznia, Ardit Hoxhaj: Derbi më mirë të kishte dalë barazim…
Sulmuesi vlonjat ishte protagonist në fitoren e fundit, atë kundër Bylisit, të arritur në ekstrem

Një “hero” në limite, i tillë është Ardit Hoxhaj, sulmuesi shkodran i Vllaznisë, që në ndeshjen e fundit përballë Bylisit arriti të shënojë golin e fitores në momentin kur gjithçka dukej e përfunduar, në minutën e 90+5. Në një lidhje direkte me emisionin Rubrika Sportive në RTSH, sulmuesi i kuqebluve ka deklaruar:”Ishte një ndeshje e vështirë, përballë një kundërshtari agresivë. Edhe fusha na penalizonte në lojën tonë, një terren i papërshtatshëm për ne. Ishte një tripikësh mjaft i vlefshëm për ne, pasi në atë fushë çdo kundërshtar e ka të vështirë”.

“Trajneri ka një besim të jashtëzakonshëm. Në pushimin e pjesës së parë na tha: vazhdoni kështu se mund ta fitojmë ndeshjen edhe në minutën e 90-të. Ecuria? Në fillim nuk e kisha menduar se do kasha këtë ecuri. Mendoja se deri në fund mund të shënoja deri në 10 gola, shpresoj të vazhdoj kështu siç e kemi nisur”.

“Të luaj në krah apo në qendër? Më mirë e ndjej veten duke luajtur nga krahët, në qendër më duket pak më e vështirë, por mund të them se jam përshtatur”.

“Në derbin mes Partizanit dhe Tiranës na interesonte një barazim, por edhe kështu jemi mirë, 9 pikë diferencë janë shumë për tu rikuperuar”.

“Merkato? Kam refuzuar një kontratë nga jashtë, kam vendosur të qëndroj këtu këtë vit. Kam rinovuar kontratën, pork am marrë garanci nga sponsori Xhaferi, që çdo llojë oferte që do më vijë nga jashtë, nuk do më krijohen pengesa”.

“Goli më i rëndësishëm? Mendoj se është ai i shënuar ndaj Teutës, sepse u shënua ndaj një rivali direct dhe ka vlerën e gjashtë pikëve”

“Ndeshja me Kastriotin? E parashikojmë shumë të vështirë, do të ishte një gabim i madh nëse do e mernim lehtë. Përballë do të kemi një skuadër që lufton fort në çdo sfidë”