RTSH Sport Live

Vllaznia, Brdariç e pranon: Limasol është i fortë

  • 20/07/2021
  • |
  • Futboll Vendi
Vllaznia, Brdariç e pranon: Limasol është i fortë
”Por ne jemi profesionistë dhe do të dimë ta ndalim”

Një kundërshtar jo i lehtë e pret Vllazninë në turin e dytë të Conference League. Eshtë pikërisht skuadra qipriote Limasol, e për më tepër që ndeshja e parë do të luhet atje. Trajneri i skuadër shkodrane Thomas Brdaric e pranon faktin se kundërshtari është i fortë, por thekson se ai dhe skuadra e tij e kanë studiuar mirë lojën e qipriotëve, i dinë pikat e tyre të forta dhe të dobëta.

“Mendoj se ekipi është gati për këtë ndeshje të madhe, pasi kundërshari është i fortë. E kemi studijuar kundërshain se si luan. Kanë pikat e tyre të dobëta tek të cilat do të mundohemi t’i godasim. Nuk ka ndeshje të lehta në aktivitetet profesioniste. Ndeshjet janë të gjitha të forta. Në këtë nievl që jemi duhet të luajmë si profesionistë”.

Ndeshja e parë do të luhet në Qipro, madje stadiumi do të jetë i mbushur me 75% të kapacitetit dhe kjo do të jetë një ndihmë e madhe për skuadrën vendase.

“Atje do të jetë një ndeshje e vështirë pasi stadiumi do të jetë 75% i mbushur dhe tifozët do të jenë një mbështetje e madhe për ta”.

Në ndeshjen kundër Limaso, trajneri Brdariç nuk do të ketë në dispozicion Da Silva, por pranon se do të jenë të gatshëm të gjithë lojtarët e tjerë që luajtën në dy ndeshjet me Sherifin.