RTSH Sport Live

Vllaznia, Brdariç: Na mjafton kualifikimi

  • 10/02/2022
  • |
  • Futboll Vendi
Vllaznia, Brdariç: Na mjafton kualifikimi
Trajneri i Vllaznisë, më tepër i kënaqur me rezultatin, sesa me lojën

Një mision të përmbushur e ka cilësuar trajneri i Vllaznisë, Tomas Bërdariç, fitoren 1-0 që skuadra e tij arriti të enjten në takimin e kthimit të çerekfinaleve të Kupës së Shqipërisë ndaj Flamurtarit.

 “Sigurisht që jam i lumtur, sepse në veprimtari siç është Kupa, e rëndësishme është që u kualifikuam. Pavarësisht lojës jo shumë të mirë, synimi ynë ishte kualifikimi. Ndoshta kishim pak fat, por ndoshta fati është i nevojshëm ndonjëherë”.

Tekniku shtoi se sa i përket lojtarëve që luajtën sot do ua bëj në një ditë tjetër analizën.

 “Dua të përgëzoj Flamurtarin, sepse na vuri në vështirësi dhe mendoj se duhet të jemi të kujdesshëm përsa i përket analizës së lojtarëve, pasi edhe fusha nuk ishte në gjendjen më të mirë të mundshme. Do të fokusohemi tek ndeshja e radhës dhe më pas  do të analizojmë dhe ndeshjen e sotme kur të jemi më të qetë”.