Nuk ka fitues në rezultat, po natyrisht pozitat e Tiranës janë shumë më të mira se të Vllaznisë pas një 0-0 që mban shkodranët 8 pikë larg kreut. Dominuan, dukshëm madje të besuarit e Brdaric, por shpenzuan shumë, duke i dhënë mundësinë Shehit të rezistonte duke marrë në fund një pikë. Një Klasike nuk mund t’i shpëtojë tensionit e në kryeqytet nuk duhej pritur starti i ndeshjes për ta konfirmuar këtë. Tifozët e dy skuadrave janë përballur me kërkesën e kartave të identitetit në hyrje të stadiumit për të ndjekur sfidën, gjë që krijoi kontestime të forta.
Ndoshta edhe për këtë pakënaqësi në rritje të tifozëve minutat e para të Tirana-Vllaznia krijuan kaos e ndërprerje të takimit, me një fishekzjarr që shpërtheu pranë asistenti Cokaj, që pati nevojë për asistencën e stafit mjekësor të Vllaznisë, por edhe tymueset e hedhura në fushë në minutën e 90-të. Vetëm më pas skenën e mori futbolli, me bardheblutë që rrezikuan në minutën e 18 penalltinë, në devijimin me dorë të Hoxhallarit, që Jorgji nuk e konsideroi. S
hkodranët patën impaktin më të mirë me ndeshjen dhe në të 17’ shkuan pranë avantazhit me Aralicën, që i vetëm në zone, në zhvillimet e një goditje këndi, goditi mbi traversë. Triana mund të përfitonte tre minuta më pas, kur Xhixha përfitoi në pasimin naiv të Gurishtës, por nuk pati shënjetrën e duhur, duke lënë të pandëshkuar kuqeblutë, që nga minuta e 24 humbën lojtarin e tyre kryesor. Da Silva u dëmtua në një kontrast loje i zëvendësuar nga Mustedanagiç, por shkodranët nuk u favorizuan as në minutën e 37-të kur ndërhyrja pa top e Behirachte ndaj Aralicës u pa për 3 minuta në VAR nga Jorgji vetëm për ti dhënë vazhdim lojës.
Vllaznia u bë e rrezikshme në fund të pjesës së parë, kur Aralica i vetëm me Bekajn nuk gjeti diagonalen fituese, me portierin reflektiv në konkluzionin nga afër. Edhe në minutën e 6-të shtesë ishte kroati që drithëroi bardheblutë, kur Krymi goditi mbi traversë, të fundit mundësi për të shkuar në dhomat e zhveshjes në avantazh. Provokimi i tifozëve të Tiranës në pushim solli një tjetër tension, me kuqeblutë që shkulën stolat në pamundësi për tiu përgjigjur rivalëve, përpara se loja të kthehej në fushë. Shkodranët rrezikuan ta pësonin edhe më keq 4 minuta pas rifillimit, kur Xhixha shënoi pas një kundërsulmi të shpejtë, por u shpëtuan nga sinjalizimi i pozicionit jashtë loje.
Tirana vuan dhe prêt, por shtypet shumë nga kualiteti i Latifit e intensiteti i Gurishtës e Bulatovic në krahë. Nëse në të 58-ën Bekaj devijoi goditjen e numrit 7, në të 61’ sheh në pamundësi për të vepruar Aralicën të godasë jashtë me kokë nga fare pranë. Vllaznia sulmon me kokë ulur, por tepër konfidencë, si në rastin e Adilit, rrezikoi ti penalizojë. Nuk shkon në kuadrat devijimi i Xhixhës, ndërsa është një invasion i vërtetë drejt portës bardheblu.
Aralica shpenzon shumë, edhe krosimin brilant të Gurishtës, ndërsa Tirana nuk gjeti mundësi tjetër përvec blindimit në prapavijë, për të dalë pa dëme. E megjithatë në shtesë duhet të falenderojnë Bulatoviç e Hoxhajn që nuk arritën ta dërgonin topin në rrjetë. Një pikë për të dyja, por shkodranët humbën rastin e parë për t’iu afruar kreut, pavarësisht një formë shumë të mirë të bartur nga dhjetori i kaluar, pikërisht atë që duhet të gjejnë të besuarit e Shehit.