Vllaznia në basketboll për femra dhe për meshkuj i ka humbur sfidat e veta për javën e katërt të luajtur këtë fundjavë në Pallatin e Sportit “Qazim Dervishi”, Shkodër. Vajzat kuqeblu janë mundur nga vlonjatet 44-54 në një sfidë të luftuar. 4-19 perioda e parë për Flamurtarin. E më pas duke fituar 21-15 Vllaznia ka ngushtuar në 25-34. 7-4 perioda e tretë për vajzat kuqeblu, teksa në total shkodranet ngushtojnë në 32-38. E fundit 12-16 dhe përfundimisht 44-54 për Flamurtarin.
"E para dua t'i përgëzoj vajzat sepse kanë bërë një ndeshje perfekte. Dhe e dyta që është më e rëndësishme dua t'i kërkoj falje sepse ndoshta dola pak nga vetja. Apo dola jashtë kontrolli duke i kërkuar atë që duhej sepse po luanim momentet e fundit të lojës, të cilën edhe mund ta fitonim, ndërsa bëmë shumë gabime", thotë Gjeçaj.
"Kemi bërë jo një nga ndeshjet tona më të mira. Ishte një ndeshje e luftuar deri në sekondat e fundit. Përgëzoj Vllazninë, e cila luan me vajza të reja", nënvizon Hasanaj.
Sakaq Kamza Basket e ka dominuar nga fillimi deri në fund ndeshjen e djemve, teksa në fund ka fiksuar shifrat e rezultatit 62-102. Trajneri i Vllaznisë, Damian Bekteshi, dhe ai i Kamza Basket, Eni Llazani, kanë komentuar sfidën.
"E kishim parashikuar një ndeshje të fortë. Nuk na eci në disa gjëra sidomos mbrojtja", thekson Damian Bekteshi
"Skuadra është në rritje. Normalisht pretendimet janë më të larta se sa vitin e kaluar", përfundon Eni Llazani.