RTSH Sport Live

Vllaznia, gjysmëfinaliste e Kupës së Shqipërisë

  • 17/01/2022
  • |
  • Basketboll
Vllaznia, gjysmëfinaliste e Kupës së Shqipërisë
Përtej krizës që ka kapluar skuadrën kuqeblu, fitorja me Partizanin jep të tjera shanse

Vllaznia në basketboll për meshkuj, përtej vështirësive, ia ka dalë të kualifikohet për në raundin gjysmëfinal të Kupës së Shqipërisë. Ballafaqimi i kuqebluve me Partizanin, që u zhvillua këtë fundjavë në Pallatin e Sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës, është pritur me shumë interes nga tifozët kuqeblu. Me një formacion të ripërtërirë, teksa basketbollistët amerikanë nuk janë më pjesë e kuqebluve, Vllaznia e trajnerit të komanduar Bledar Gjeçaj ia doli të ishte fitues 74-66.

Ishte Partizani që e nisi më mirë ndeshjen, teksa fitoi periodën e parë me rezultat bindës 26-15. Madje dominon edhe të dytën, teksa fikson shifrat 19-18 dhe në pushim ka kryesyar 45-33. Por gjithçka u përmbys  nga skuadra kuqeblu, e cila duke fituar periodën e tretë 31-16 kthen rezultatin në 64-61. E fundit 10-5 dhe përfundimisht 74-66 për Vllazninë.