RTSH Sport Live

Vllaznia godet në merkato, vjen Kristijan Vulaj

  • 21/06/2022
  • |
  • Abissnet Superiore
Vllaznia godet në merkato, vjen Kristijan Vulaj
Mesfushori me tipare sulmuese ka firmosur për tre vite

Vllaznia godet përsëri në merkato. Së fundmi kuqeblutë kanë prezantuar mesfushorin me tipare sulmuese Kristijan Vulaj. Një kontratë 3-vjeçare për futbollistin e lindur në Tuz të Malit të Zi dhe që është aktivizuar në kampionatin vendas me Decic dhe Petrovac. 24-vjeçari periudhën më të artë të karrierës së tij e kishte në radhët e Decic, ku arriti të fitojë dhe një vend në radhët e përfaqësueses malazeze.

Njoftimi i klubit:

KF Vllaznia ka kënaqësinë të njoftojnë akordin me futbollisin Kristijan Vulaj. Mesfushori me tipare sulmuese ka firmosur për tre vitet e ardhshme me klubin tonë. Vulaj ka lindur në Tuz të Malit të Zi dhe përveçse me Deçiq, ka luajtur edhe me ekipin e Petrovac në superligën malazeze. Megjithatë kulmin e karrierës e ka me Deçiq, me të cilin arriti të kapë edhe kombëtarën e vendit fqinj.

KF Vllaznia i uron 24 vjeçarit një paraqitje sa më të mirë me fanellën kuq e blu!

Mirë se erdhe Kristijan Vulaj!