RTSH Sport Live

Vllaznia godet në merkato, vjen Liridon Latifi

  • 01/07/2021
  • |
  • Abissnet Superiore
Vllaznia godet në merkato, vjen Liridon Latifi
Kuqeblutë kanë zyrtarizuar marrëveshjen me futbollistin e njohur, kontratë 2-vjeçare

Vllaznia ka arritur të bëjë goditjen e madhe në këtë merkato vere: 2 vite kontratë me futbollistin e njohur, Liridon Latifi. Proçedurat e zakonshme janë kryer tashmë dhe futbollisti do të vihet menjëherë në dispozicion të stafit teknik.

Ish-futbollisti i Skënderbeut, rikthehet në Superlinë shqiptare pas përvojës më të fundit në Hungari. Njoftimin për arritjen e marrëveshjes e ka bërë të ditur vetë klubi kuqeblu nëpërmjet një njoftimi në rrjetet sociale.

Njoftimi i klubit:

ZYRTARE: LIRIDON LATIFI FIRMOS PËR VLLAZNINË

KF Vllaznia bën të ditur se pasditen e sotme ka arritur marrëveshjen me futbollistin Liridon Latifi. Me këtë futbollist është firmosur një kontratë dyvjeçare dhe shpresojmë që ai të tregojë vlerat e tij më të mira ashtu siç ka bërë edhe në skuadrat e tjera me të cilat ka luajtur më përpara.

Mirë se erdhe te Vllaznia Liridon!