RTSH Sport Live

Vllaznia godet sërish në merkato, firmos mesfushori që spikati te Laçi

  • 08/06/2024
  • |
  • Abissnet Superiore
Vllaznia godet sërish në merkato, firmos mesfushori që spikati te Laçi

Vllaznia vazhdon që të jetë shumë aktive në këtë sesion të merkatos, duke përforcuar skuadrën me elementë cilësorë. Klubi shkodran njofton se ka arritur marrëveshjen me mesfushorin Klinti Qato, i cili nga dita e sotme është zyrtarisht një lojtar i Vllaznisë.

Ish-futbollisti i Laçit ka firmosur për dy sezone me kuqeblute, me opsion zgjatjeje edhe për një vit tjetër.

“KF Vllaznia ka kënaqësinë të njoftojë se që nga sot pjesë e tij është edhe futbollisti Klinti Qato. Mesfushori që në tre sezonet e fundit ka qenë pjesë e skuadrës së Laçit, ka firmosur për dy vitet e ardhshme, me opsion zgjatjeje edhe një të tretë për të luajtur me fanellën kuqeblu”, shkruhet në njoftimin e klubit shkodran.