RTSH Sport Live

Vllaznia humbet Esat Malën, do të mungojë 6 deri në 8 javë

  • 13/03/2023
  • |
  • Abissnet Superiore
Vllaznia humbet Esat Malën, do të mungojë 6 deri në 8 javë
U dëmtua në ndeshjen me Partizanin, gjatë ditës së sotme është operuar

Vllaznia ka bërë të ditur gjatë ditës së sotme se Esat Mala i është nënshtruar një ndërhyrja kirurgjikale, e cila ka përfunduar me sukses. Ndërhyrja është realizuar në një nga spitalet e kryeqytetit nga Prof. Dr. Kenan Bayrakci. Sipas njoftimit të klubit, futbollisti do të nisë stërvitjen pas një muaji, ndërsa në dispozicion të skuadrës do të vihet pas 6 ose 8 javësh.

Njoftimi i klubit:

I dëmtuar rëndë në ndeshjen e së shtunës ndaj Partizanit, futbollisti Esat Mala i është nënshtruar ditën e sotme një ndërhyrje kirurgjikale. Mjekët kanë konstatuar një thyerje të klavikulës dhe për këtë arsye, ka qenë e nevojshme ndërhyrja. Ajo është zhvilluar në një nga spitalet e kryeqytetit nga Prof. Dr. Kenan Bayrakci dhe ka konsistuar në riponim me protezë të pjesës së thyer. Pjestarë të stafit mjekësor të Vllaznisë që kanë qenë pranë lojtarit ditën e sotme, bëjnë të ditur se gjithçka ka shkuar në mënyrën e duhur për të dhe tashmë do t'i duhen 15 ditë mobilizim, reabilitim fizioterapik. Ndërkohë pas 30 ditësh, futbollisti do të fillojë të bëjë një aktivitet të lehtë fizik, kryesisht me ushtrime dhe vrapime. Sipas mjekëve, rikuperimi i plotë do të zgjasë 6-8 javë. KF Vllaznia i uron futbollistit Esat Mala shërim të plotë dhe rikthim sa më të shpejtë në gjirin e ekipit!