RTSH Sport Live

Vllaznia ndalet nga Kastrioti, 0-0 në “Loro Boriçi”

  • 24/01/2021
  • |
  • Abissnet Superiore
Vllaznia ndalet nga Kastrioti, 0-0 në “Loro Boriçi”
Kuqeblutë nuk kanë mundur të thyejnë mbrojtjen e fortë të Kastriotit, vetëm një pikë në javën e 16-të

Vllaznia nuk ka mundur të shkojë më shumë se një barazim 0-0 në “Loro Boriçi”, në përballjen me Kastriotin, e vlefshme për javën e 16-të të Kategorisë Superiore. Shumë përpjekje të kuqebluve, por të pafuqishëm për të thyer mbrojtjen e hekurt të krutanëve, që në fund janë shpërblyer me një pikë.

Pjesa e parë ka nisur me Vllazninë më kërkuese, por mbrotja krutane dhe portieri Hidi janë treguar në lartësinë e duhur në çdo moment. Të besuarit e trajnerit Ndreu, përveç kujdesit të madh në mbrojtje, në momente të caktuara kanë menduar edhe për sulmin. Në minutën e 30-të, në rastin e parë të krijuar, Rezi godet rrezikshëm, por Zogoviç tregohet i vëmendshëm.

Edhe në pjesën e dytë, e njëjta histori, me Vllazninë që përpiqet të krijojë dhe Kastrioti që mbrohet me kujdes. Vendasit ushtrojnë presion të vazhdueshëm, por goli nuk duket në sfond, deri në sinjalizimin e fundit të gjyqtarit. Krutanët në shtesë mbetën me një lojtar më pak, për shkak të kartonit të kuq të dhënë për Nezirin.

Barazim 0-0 dhe krutanët i gëzohen pikës së marrë përballë kryesueses së kampionatit. Mund të konsiderohet një hap i gabuar për të besuarit e trajnerit Brdaric, pavarësisht se e dinin se me çfarë kundërshtari do të përballeshin.

Vllaznia në javën e 17-të do të udhëtojë për tu përballur me Partizanin, ndërsa Kastrioti do të presë Bylisin.

KATEGORIA-SUPERIORE/JAVA 16

Rezultatet:

E diel

VLLAZNIA-KASTRIOTI 0-0

KUKËSI-BYLIS  2-1

Golat: Ibraimi 39′, Eze 56’/ Stojanoviç 26′

SKËNDEBEU-APOLONIA 1-1

Golat: Meksi 52′ (pen.)/ Gjata 72′ (pen.)

E hënë

13:45 TIRANA-LAÇI

16:45 TEUTA-PARTIZANI

RENDITJA

#

Team

Nd.

F

B

H

G.SH

G.P

+/-

P

1

Vllaznia

16

11

3

2

24

9

+15

36

2

Partizani

15

7

5

3

22

9

+13

26

3

Teuta

15

6

8

1

15

6

+9

26

4

Kukësi

16

7

2

7

20

21

-1

23

5

Laçi

15

5

6

4

20

14

+6

21

6

Tirana

15

4

8

3

14

10

+4

20

7

Kastrioti

16

4

6

6

15

20

-5

18

8

Apolonia

16

3

4

9

12

29

-17

13

9

Bylis

16

2

6

8

12

22

-10

12

10

Skënderbeu

16

2

6

8

18

32

-14

12