RTSH Sport Live

Vllaznia njofton përfundimin e kontratës me trajnerin Sedloski

  • 31/05/2023
  • |
  • Abissnet Superiore
Vllaznia njofton përfundimin e kontratës me trajnerin Sedloski
Kuqeblutë në sezonin që sapo u mbyll u renditën në vend të katërt

Goce Sedloski largohet nga Vllaznia. Klubi shkodran, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka njoftuar se kontrata me trajnerin maqedonas ka përfunduar duke i uruar suksese në karrierën e mëtejshme. Ishte një bashkëpunim që nisi në fillim të prillit dhe me planin për të vazhduar dhe në sezonin 2023-2024, por planet duket se kanë ndryshuar gjatë rrugës dhe kuqeblutë kanë marë vendimin për të mos vazhduar më tej.

Vllaznia në këtë sezon u rendit në vend të katërt, pozicion të cilin arriti ta sigurojë në javën e fundit me atë fitore 2-1 në fushën e Bylisit.

Njoftimi i klubit:

Klubi i Futbollit Vllaznia njofton të gjithë opinionin sportiv se kontrata me trajnerin Goce Sedloski ka përfunduar. Duke e falenderuar për punën e bërë gjatë kësaj periudhe me skuadrën tonë, klubi i uron suksese në karrierën e tij të mëtejshme!