RTSH Sport Live

Vllaznia përforcohet në mbrojtje, vjen kroati Juriç

  • 24/06/2022
  • |
  • Abissnet Superiore
Vllaznia përforcohet në mbrojtje, vjen kroati Juriç
Mbrojtësi 27-vjeçarë ka nënshkruar një kontratë njëvjeçare me të drejtë rinovimi dhe për një vit tjetër

Vllaznia nuk di të ndalet në merkato. Mbrojtësi Marko Juriç është goditja më e fundit që kuqeblutë kanë bërë në këtë periudhë të transferimeve. Sipas një njoftimi të publikuar në rrjetet sociale klubi ka bërë me dije se mbrojtësi 27 vjeçarë ka firmosur një kontratë njëvjeçare me mundësinë e rinovimit dhe për një vit tjetër. Juriç në dy sezonet e fundit ka luajtur për Siroki Brijek.

Njoftimi i klubit:

KF Vllaznia ka kënaqësinë që të njoftojë se nga sot pjesë e tij do të jetë edhe futbollisti Marko Juriç. Mbrojtësi 27 vjeçar që dy sezonet e fundit ka qenë pjesë e ekipit Siroki Brijeg, tashmë është veshur kuqeblu. Mes klubit tonë dhe lojtarit që luan në qendër të mbrojtjes, është firmosur një kontratë njëvjeçare, me të drejtë rinovimi edhe për një vit tjetër.

Welcome Marko Juriç!

Mund të jetë një imazh i 2 persona