RTSH Sport Live

Vllaznia përforcon mesfushën me një brazilian

  • 05/07/2021
  • |
  • Abissnet Superiore
Vllaznia përforcon mesfushën me një brazilian
Mesfushori 25 vjeçar, Wellinton Gustavo ka firmosur një kontratë 3-vjeçare me kuqeblutë

Vllaznia ka zyrtarizuar marrëveshjen me mesfushorin brazilian, Wellinton Gustavo. 25-vjeçari, i cili ishte në provë prej disa ditësh, më në fund ka bindur drejtuesit kuqeblu, duke firmosur një kontratë 3-vjeçare. Një lajm i tillë është bërë i ditur nga vetë klubi shkodran në rrjetet sociale.

Njoftimi i klubit:

KF Vllaznia bën të ditur se ka arritur akordin dhe ka firmosur me fantazistin brazilian Ëellinton Gustavo “Gigante”. Ai prej disa ditësh ka qenë në stërvitje me ekipin dhe stafi teknik ka dhënë ok-in për të. Për rrjedhojë drejtuesit e klubit kanë gjetur marrëveshjen dhe futbollisti 25 vjeçar do të jetë pjesë e jona për tre vitet e ardhshme.

Welcome Wellinton Gustavo!