RTSH Sport Live

Vllaznia rikuperon në mbrojtje dhe sulm

  • 20/10/2021
  • |
  • Abissnet Superiore
Vllaznia rikuperon në mbrojtje dhe sulm
Rikthehen Adili dhe Da Silva, asnjë alarm për mesfushorin Heriç

Vllaznia dhe Tirana kryesuese janë të vetmet skuadra ende a humbje këtë sezon dhe shkodranët ashtu si kryeqytetasit do të ketë një test shumë të rëndësishëm këtë fundjavë pasi do të sfidojnë Kukësin e Longos në transfertë. Verilindorët, një prej skuadrave më simpatike të Superiores, kanë treguar se mund të rivalizojnë në betejën e titullit dhe në kampin e skuadrës së tij, trajneri Brdaric ka punuar që entuziazmi i suksesit ndaj Dinamos të mos bëjë jehonë gjatë gjithë javës përgatitore.

Tekniku 46-vjecar ka mësuar nga gabimet e sezonit të kaluar. Me 13 gola të shënuar në 5 javë, Vllaznia është skuadra më produktive në sulm por ka ende disa probleme në fazën mbrojtëse. Për të qetësuar disi trajnerin kroato-gjerman është mbrojtësi Mëevlan Adili që rikthehet pas pezullimit për shkak të kartonit të kuq të marrë në Korcë, ndërsa në sulm, braziliani Da Silva është rikuperuar plotësisht dhe do të udhëtojë me skuadrën drejt Elbasanit.

Lojtari amerikano-latin mungon që prej përballjes me Partizanin ndërsa është bashkuar me skuadrën duke zhvilluar séance të plota stërvitore por gjasat që ai të zbresë në fushë që nga minuta e parë, janë të vogla. Nuk ka asnjëe alarm për mesfushorin Heric që kundër Kukësit do të propozohet sërish titullar nga Brdaric, i cili ka kërkuar përqëndrim dhe vlerësim të kundërshtarit pasi në këndvështrimin e trajnerit të shkodranëve, Kukësi është një nga skuadrat më të rrezikshme të Superiores.