RTSH Sport Live

Vllaznia rrit besimin për trofe

  • 19/05/2022
  • |
  • Basketboll
Vllaznia rrit besimin për trofe
Kuqeblutë pas fitores me Teutën, 90-71, mendojnë edhe titullin kampion

Vllaznia e ka rihapur çështjen e titullit kampion në basketboll për meshkuj pas fitores së finales së dytë të këtij sezoni. Bëhet fjalë për ndeshjen e luajtur në Pallatin e Sportit “Qazim Dervishi”, Shkodër, e cila ka ardhur drejtpërsëdrejti në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar. 90-71 për kuqeblutë dhe Damian Bekteshi mendon se Vllaznia ka mundësi dhe për më shumë.

“Një fitore e madhe për ne, elektrizuese. I gjithë ky publik i mrekullueshëm që ishte i pranishëm, nuk kishte si të shkonte më bukur. Kjo fitore shkon për tifozët, për rikthimin e tyre në pallat të sportit, shpresojmë ti shpërblejmë me fitore të tjera”.

Sigurisht që humbja nuk i ka pëlqyer durrsakëve, të cilëve do t’u duhet shumë për të mbrojtur titullin kampion. Trajneri i Teutës, Melzin Lazimi, tregon gabimet dhe ato që duhen korrigjuar për ndeshjen e tretë të shtunën.

“Për ne ishte një ditë jo në çdo llojë aspekti. Megjithatë, mendoj se finalet këto ulje e ngritje i njohin. Ne, ndoshta me euforinë e fitores së parë, menduam se do të ishte e lehtë. Nuk jam i kënaqur me luftën sportive që treguam, shumë gabime në mbrojtje. Për Vllazninë çdo gjë shkoi mbarë, do të thotë që ne nuk e ekzekutuam planin tonë në mbrojtje”.

Ndeshja e tretë Teuta – Vllaznia luhet të shtunën në ora 19:00 në Pallatin e Sportit “Ramazan Njala” në Durrës.