RTSH Sport Live

Vllaznia, sot përballë Paris Sen Zhermen

  • 23/11/2022
  • |
  • UEFA Champions League
Vllaznia, sot përballë Paris Sen Zhermen
Shkodranet në konferencë për shtyp deklarojnë se janë të gatshme për më të mirën

Vllaznia në futboll për femra në mbrëmjen e së mërkurës, në ora 18:45, luan ndeshjen e tretë në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve, teksa do të jenë përballë Paris Sen Zhermenit. Shkodranet, që kanë mbërritur të hënën në kryeqytetin e Francës, kanë bërë të martën stërvitjen e fundit e tanimë janë gati për ndeshjen. Një ditë përpara këtij takimi kanë dalë në konferencë për shtyp trajneri i Vllaznisë, Nikolin Leka, si dhe kapitenia Esmeralda Franja.

Ne i dimë vështirësitë tona, por shpresojmë që të bëjmë më të mirën tonë dhe të tregojmë vlerat tona reale. Kundërshtari është i vështirë, por ne kemi marrë masat tona dhe jemi përgatitur mirë”, ka thënë Leka

 “Sigurisht që janë kundërshtar të vështirë. Janë lojtare të mira, të cilat i merr edhe Çelsi, apo dhe Parisi. Megjithatë kjo do na vlejë si eksperiencë, të cilën pas dy-tre vitesh do të mundet të bëjmë mirë edhe ne”, thotë Franja.