RTSH Sport Live

Vllaznia, starti me fitore

  • 09/10/2021
  • |
  • Sporte të tjera
Vllaznia, starti me fitore
Kuqeblutë e Dorian Tafës mundin në “Qazim Dervishi”, 3-0 Barleti Volejin

Vllaznia e ka fituar ndeshjen e parë të kampionatit, ndërsa të premten pasdite në Pallatin e Sportit “Qazim Dervishi” ka patur përballë Barleti Volejin. 3-0 ishte fitorja e kuqebluve, të cilat, me përjashtim të disa momenteve të veçanta, e kanë dominuar ndeshjen në pjesën më të madhe të saj. 25-15 seti i parë për Vllazninë.

I dyti ka patur më tepër rivalitet, por gjithsesi shkodranet ia kanë dalë dhe kanë fituar 25-21. Madje shumë më i bukur është i treti, që ka shkuar pikë më pikë, ndërsa është shënuar dhe barazimi 23-23. Por Vllaznia ka ditur të shënojë dy pikët e fundit dhe të fitojë 25-23 dhe krejt ndeshjen 3-0.