RTSH Sport Live

Vllaznia, tre humbje në një

  • 25/10/2021
  • |
  • Abissnet Superiore
Vllaznia, tre humbje në një
Disfata, goditja psikologjike dhe pezullimet “rëndojnë” te klasikja

Humbje që dhemb, aq më tepër pas një ndeshjeje ku Vllaznia tregoi se mund të luajë në nivele të larta edhe në transferta si ajo e Rrogozhinës kundër Kukësit. Rastet e krijyara në pjesën e parë shumëzohën me zero nëse në fund të 90 minutëshit arrin të grumbullosh po kaq pikë dhe disfata e parë sezonale e shkodranëve vjen me disa lajmë jo shumë pozitive për skuadrën e Thomas Brdaric.

Mungesat e kapitenit Gurishtadhe të riut Mustedanagic rëndojnë pothuajse si një tjetër humbje për trajnerin kroato gjerman që duhet ta përgatisë klasiken e Shqipërisë kundër Tiranës pa dy lojtarët titullarë, të cilët duhet të bëjnë llogaritë me kartonët e marrë këtë fundjavë. Një tjetër humbje që Vllaznia regjistroi në Rrogozhinë është edhe ajo në aspektin psikologjik pasi përvec disfatës së parë sezonale, skuadra kuqeblu lejoi parakalimin e Dinamos dhe Kukësit duke u ndezur dritën jeshile për të prekur podiumin pas krahëve të Tiranës kryesuese.

Në këtë mënyrë, disfata e Rrogozhinës mund të rrezikojë rrugëtimin e skuadrës veriore që duhet të bëjë llogaritë edhe me ngërcin psikologjik që mund të ketë shkaktuar kjo fundjavë. Trajneri 46-vjecar sigurisht që ka fituar eksperiencë nga sezoni i kaluar dhe ndoshta ato dy gola të pësuar në dy pjesë loje, do ta ndihmojnë të mësojë më shumë rreth pikave të dobëta të skuadrës së tij që ka mundësinë për të korrigjuar shënjestër pikërisht në duelin vendimtar ndaj bardhebluve.