RTSH Sport Live

Volejboll Femra/ Partizani, fitues i Kupës

  • 14/03/2021
  • |
  • Të tjera
Volejboll Femra/ Partizani, fitues i Kupës
Skuadra e kuqe mundi në finale Tiranën me rezultatin 3-0(25-20, 26-24, 25-16)

Volejbolli i femrave ka dhënë verdiktin e parë për këtë sezon. Partizani ka arritur të rrëmbejë trofeun e Kupës së Shqipërisë, duke mundur në finale Tiranën me rezultatin e pastër 3-0(25-20, 26-24, 25-16).

Një ndeshje e dominuar nga skuadra e kuqe, me përjashtim të setit të dytë, që ishte më i ekuilibruar. Në sfidën e luajtur në “Feti Borova”, skuadra e drejtuar nga trajneri i ri, Andi Lundra arriti të rrëmbejë rofeun e katërt të Kupës në të gjithë historinë.

Një sukses i merituar i një skuadre të ristrukturuar në këtë sezon, ndikuar nga pandemia por dhe nga largimet e shumta.