Skënderbeu në volejboll për femra ka arritur fitoren e tretë radhazi në kampionat. Në kryesfidën e kësaj jave, korçaret e Besnik Lishës kanë mundur lehtësisht Vllazninë në Pallatin e Sportit “Qazim Dervishi”, Shkodër, 3-0. 25-17 seti i parë për korçaret. Vllaznia mundohet të zgjohet, por në fund 25-16 për Skënderbeun.
Dhe seti i tretë është një dorëzim pa kushte për Vllazninë, e cila fitohet 25-7 dhe krejt ndeshja 3-0 për Skënderbeun. Kështu kampionati i volejbollit të femrave vijon të jetë nën dominimin e Skënderbeut.