RTSH Sport Live

Volejboll Meshkuj/Tjetër disfatë për kuqezinjtë e rrjetës

  • 07/05/2021
  • |
  • Të tjera
Volejboll Meshkuj/Tjetër disfatë për kuqezinjtë e rrjetës
Munden dhe nga Zvicra 0-3 dhe mbeten të fundit e Grupit E në eleminatore

Shqipëria në volejboll për meshkuj e ka humbur dhe ndeshjen e dytë kualifikuese të Kampionatit Europian, ndërsa në mbrëmjen e së premtes, në Nitra të Sllovakisë, është mundur thellësisht 3-0 nga Zvicra. Të dyja skuadrat vinin nga humbjet respektivisht me të njëjtin rezultat 0-3.

Zviceranët ishin mundur nga Sllovakia dhe kuqezinjtë tanë nga Rumania. Zvicra e ka nisur shpejt ndeshjen, ndërsa setin e parë e ka fituar 25-18. Kuqezinjtë përmirësojnë lojën, por në fund të setit të dytë përsëri është Zvicra fituese, 25-21. Edhe të tretin tanët e kanë nisur mirë, ndërsa kanë kryesuar 6-7, 14-18. Zvicra barazon në 20-20, ndërsa seti i tretë ka kërkuar pikët shtesë. 26-24 pas një ore e 17 minutash lojë, kurse kështu kuqezinjtë mbesin në fundin e grupit E.

Më para Sllovakia kishte mundur Rumaninë, 3-1. Të shtunën në ora 20:30, Shqipëria do të luajë ndeshjen e fundit të stacionit të parë të kualifikueseve të Kampionatit Europian atë me skuadrën vendëse Sllovakinë.