RTSH Sport Live

Volejboll, Pogradeci kampion i Kategorisë së Parë

  • 11/03/2023
  • |
  • Sporte të tjera
Volejboll, Pogradeci kampion i Kategorisë së Parë

Janë luajtur takimet e javës së fundit të Kategorisë së Parë në volejboll për femra ku Pogradeci është shpallur fituese në takimin kundër Elbasanit me rezultatin 3-0 përkatësisht në shifrat 25-19, 25-22 dhe 25-14.

Përpos kesaj fitore, për jave me rradhë ekipi i Pogradecit ishte pozicionuar në vendin e parë në tabelën e klasifikimit duke u shpallur edhe kampione e kësaj kategorie duke i dhënë kështu mundësinë e pjesëmarrjes në Superiore për sezonin e ardhshëm pas afro tre dekadash mungesë.

Flamurtari do të ndeshet ditën e shtunë me ekipin e Mirëditës në pallatin e sportit Flamurtari në qytetin e Vlorës. I.Z.