RTSH Sport Live

Vora, Deliallisi: Fitorja me Veleçikun, shumë e rëndësishme

  • 22/03/2021
  • |
  • Kategoria e Parë
Vora, Deliallisi: Fitorja me Veleçikun, shumë e rëndësishme
Mesfushori i Vorës, i ftuar në studion e emisionit, “E HËNA SPORTIVE” në RTSH

Vora ka arritur të marrë një fitore 1-0 përballë Veleçikut në këtë javë të Kategorisë së Parë në Grupin A, që e ka pozicionuar në vendin e katërt në klasifikim. Goli i vetëm i kësaj sfide u shënua nga Alfred Deliallisi, i cili ishte i pranishëm sot në studion e emisionit “E HËNA SPORTIVE” në RTSH.

Futbollisti dhe dhënuesit i golit me vlerën e tri pikëve në ndeshjen e fundit, ndër të tjera, ka theksuar: “Me Veleçikun ishte një ndeshje shumë e vështirë, e kishim marrë seriozisht. Kishte presion brenda grupit, sepse tek Vora ka një skuadër të ndërthurur me lojtarë të rinj dhe atyre me eksperiencë dhe sigurisht që kjo ndeshje ndikoi tek lojarët e rinj. Dua të them që ne arritëm objektivin në këtë sfidë, morëm fitoren, ishte shumë e rëndësishme për ne”.

“Te Vora shkova para tre vitesh, aty takova njerëz që e donin sportin, që kontribuonin jashtë mundësive të tyre. Gjeta një grup të bashkuar, që e dashuronin sportin, si shefi i klubit, Emiljano Gega, që investon bashkë me Bashkinë. Vora është një ndër ekipet që mbështetja financiare nuk i mungon, gjithçka funksionon shumë mirë”.

“Ndeshja me Partizanin B? Aktualisht ne jemi në një moment shumë pozitivë. Me Partizanin është një ndeshje shumë e rëndësishme që vlen pothuajse gjithë sezonin. Kemi lojtarë të rinj në skuadër, të cilët duan të afirmohen. Marr si shembull Gjinollarin, i cili do të jetë shumë shpejt në Kategorinë Superiore. E ka kërkuar më parë edhe Partizani”.