RTSH Sport Live

Vora përuron stadiumin e ri, Valbona i prish festën

  • 01/11/2022
  • |
  • Futboll Vendi
Vora përuron stadiumin e ri, Valbona i prish festën
 Ndeshja e Kategorisë së Dytë në Grupin A përfundoi me shifrat 1-1

Vora ishte stacioni i rradhës i investimeve të Federatës Shqiptare të Futbollit. Ditën e martë, FSHF në bashkëpunim me Bashkinë e këtij qyteti përuruan stadiumin e ri, si edhe në një fushë të re stërvitore që do të përdoret nga ekipet e moshave.Ishte një ditë feste për një qytet që kishte vite që priste një investim të tillë, dhe ashtu rezultoi. Shkallët e stadiumit ishin mbushur, jo vetëm për të parë më nga afër një terren stërvitor, por edhe për të ndjekur atë që ishte cilësuar si kryendeshja e javës së pestë të Kategorisë së Dytë mes Vorës dhe Valbonës, dy skuadrat që para fillimit të sezonit kanë dalur hapur në objektivat e tyre.

Një pjesë e parë e kujdeshshme nga të dyja skuadrat, që kishin frikë të dilnin në aventurë, me pak raste. Ndërsa në fraksionin e dytë, u realizuan dy gola. Fillimisht do të ishin miqtë që do të realizonin në minutën e 64’ me Prengën. Një gabim në mbrojtje, bëri që futbollisti i Valbonës të shënonte golin e avantazhit. Vora u hodh e gjitha në sulm dhe barazimi erdhi në minutën e 89’ me Gjonin. Qendërmborjtësi bën rolin e sulmuesit, sepse në atë goditje me kokë mposhti Haxhon. Një barazim që u përjetua si humbje te vendasit.