RTSH Sport Live

Vorskla-Vllaznia, në RTSH

  • 21/09/2022
  • |
  • Futboll Vendi
Vorskla-Vllaznia, në RTSH
Shkodranet kërkojnë kualifikimin për në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve

Vllaznia e futbollit të femrave është pranë shkruarjes së historisë, teksa ndodhet në prag të realizimit të një suksesi të mundshëm, që është kalimi në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve. Por për të arritur këtë ëndërr do të duhet kaluar skuadra ukrainase Vorskla Karkiv 2, ndërsa ndeshja e parë zhvillohet të mërkurën në ora 18:00 në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës e do të vijë drejtpërsëdrejti në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar.

Madje rriten mundësitë për kualifikimin e Vllaznisë, pasi të dyja ndeshjet me skuadrën ukrainase do të luhen në Shkodër. Futbollistet shkodrane kanë nevojë për mbështetjen e tifozerisë vendëse. Ndaj thirrjes publike të bërë nga ana e Klubit të Futbollit të Femrave Vllaznia pritet t’i përgjigjet një numër i madh fansash kuqeblu të mërkurën pasdite në “Loro Boriçi”.