Kristijan Vulaj është blerja më e fundit e skuadrës së Vllasnisë. Mesfushori i avancuar ka shpalosur objektivat dhe sigurisht që synimi i tij është të shpallet kampion me kluqeblutë
Një dëshirë e hershme kjo e juaja për të provuar fanellën e Vllaznisë?
“Po, kam pasur një dëshirë që të vija në Shkodër, që të luaja me ekipin e Vllaznisë”.
Nga Tuzi ka shumë tifozë të Vllaznisë, një arsye më shumë kjo që të vinit këtu?
“Po, ka dhe vijnë shumë për të parë nga afër skuadrën. Kjo ishte arsyeja përse pranova Vllazninë. Kisha dhe oferta të tjera, por pranova me ardhë këtu. Jam i lumtur që kam bërë këtë zgjedhje”.
Tifozët presin shumë…
“Po, e di këtë. Jam gati të jap gjithçka për skuadrën dhe qytetin dhe shpresoj se do i arrij objektivat e klubit, së bashku me shokët e skuadrës”.
Si të janë dukur ditët e para, si të kanë pritur?
“Më kanë pritur shumë mirë, shumë bukur, ishte fantastike. Dje ishte stërvitja e pare, por ka kohë, të shikojmë, por unë jam i kënaqur”.
Por do të ketë dhe konkurencë.
“Sigurisht. Te një klub i madh nuk mundesh të vish dot nëse nuk ke konkurrencë, kjo është normale”.
Cili është synimi në aspektin personal, po me ekipin?
“Në aspektin personal shpresoj që të bëj një sezon siç kam bërë këto dy të fundit, ndoshta edhe më mirë. Vllaznia është një shans perfekt për mua, që të provoj veten. Përsa i përket objektivave të ekipit, këtë e parashikojmë me stafin dhe lojtarët”.
Në Shkodër kënaqen kur të fitojnë titullin kampion…
“Në skuadër ka kualitet, të gjithë lojtarët besojnë se mund të dalim këtë sezon. Shkodra e pret pre shumë vitesh dhe besoj se do e arrijmë”.