RTSH Sport Live

Watkins fundos Holandën, Anglia përballë Spanjës në finale

  • 10/07/2024
  • |
  • Futboll Bota
Watkins fundos Holandën, Anglia përballë Spanjës në finale
Kane i përgjigjet me penallti avantazhit të Simons, Watkins e çon ekipin e tij në Berlin me një goditje në minutën e 91-të.

Finalja e Euro 2024 do të jetë Spanjë-Angli. Skuadra e Southgate eleminoi Holandën në një gjysmëfinale të vështirë, duke fituar 2-1 në momentin e fundit. Portokallinjë zhbllokuan sfidën pas 7' falë një supergoli të Simons, por pësuan golin e barazimit nga Kane nga pika e bardhë e penalltisë (18').

Në fund të pjesës së dytë të përgjumur, në të parën nga dy minutat e shtesës të caktuar nga gjyqtari Zwayer, blici i Watkins, i cili shënoi golin e fitores me një diagonale të bukur. Anglia fluturon drejt Berlinit, ku për të dytin edicion radhazi do të tentojë të fitojë trofeun.

90'+1 - GOL! Holandë-Angli 1-2! Finalizim nga Oliver Watkins. Palmer i shërben në thellësi sulmuesit të Aston Villa, i cili fillimisht e kontrollon, më pas me një diagonale perfekte e dërgon në këndin e largët. Gjuajtje e pakapshme për Verbruggen.

77' - Holanda fitoi terren në minutat e fundit, duke u mbështetur te Weghorst për manovrën. Simons kërkon të ndëshkojë anglezët, Pickford e bllokon.

80' - Gol i anuluar për Anglinë: Foden i shërben Ëalker që e vendos në mes për Saka, i cili shënon. Gjyqtari i linjës sinjalizon mbrojtësin e City-t për pozicion jashtë loje, gjë që më vonë u konfirmua nga VAR.

65' - Goditje dënimi nga Veerman për Van Dijk që sfidon Pickford, i cili nuk e ka të lehtë të largojë topin në goditje këndi.

60' - Anglia mbetet skuadra që luan lojën, Holanda është e kujdesshme të mos lëshojë hapësira.

56' - Holanda në kërkim të thellësisë me sulmuesit e saj, mbyllja e Shaë është e përpiktë dhe Anglia e zhvillon sërish manovrën, por gjithmonë shumë ngadalë për të krijuar rreziqe.

52' - Mbyllje e shkëlqyer nga Stones që parashikon Weghorst dhe lejon Anglinë të rifillojë aksionin.

49' - Saka arratiset në të djathtë dhe vendos një kros interesant brenda zonës holandeze, por asnjëri nga shokët e skuadrës nuk arrin  në kohë.

Nis pjesa e dytë, topi i parë u takon holandezëve

Anglia po luan një ndeshje të shkëlqyer dhe meriton diçka më shumë duke pasur parasysh mundësitë e krijuara. Holanda e vëmendshme në fazën e mbrojtjes dhe gjithmonë e gatshme për të krijuar rreziqe në kundërpërgjigje duke përfituar nga shpejtësia dhe cilësia e treshesë sulmuese.

Mbyllet pjesa e parë

40' - Walker në të djathtë pason te Mainoo, i cili e kthen prapa te Foden: gjuajtja e numrit 11 anglez është bllokuar nga Verbruggen.

38' - Zotërim i zgjatur i topit nga Anglia, e cila, duke mos gjetur hapësirë, rinis nga Pickford. Me aktivizimin e Veerman në vend të Depay të dëmtuar, Hollanda rrit dendësinë e tyre në mesin e fushës.

32' - Saka i shërben Foden nga 20 metra, i cili provon një gjuajtje dhe topi godet shtyllën e jashtme.

30'- Nga këndorja e Simons, Dumfries godet traversën me kokë.

26' - Holanda del sërish përpara me Simons që kërkon Depay në qendër, por krosimi i tij është bllokuar.

23' - Pasim i shkëlqyeshëm nga Saka te Foden, i cili driblon disa kundërshtarë dhe gjuan, Dumfries arrin të shpëtojë në vijë me Verbruggen të mposhtur.

18' - GOL! Holandë-Angli 1-1! Goli i Harry Kane. Penallti perfekt nga sulmuesi i Bayern që e vendos në të djathtë të portierit. Verbruggen e llogarit, por nuk e arrin dot me topin që shkon ngjitur me shtyllën.

16' - Pasi u paralajmërua nga VAR, Zwayer i dha Anglisë penalltinë për gabimin e Dumfries në gjuajtjen e Kane.

12' - Një tjetër goditje dënimi e fituar nga Anglia: Trippier e vendos atë në shtyllën e largët për Rice që e kthen në qendër, por edhe një herë mbrojtja holandeze është më e shpejtë dhe largon rrezikun.

10' - Goditja e lirë e Anglisë e fituar nga Bellingham, Foden e vendos në qendër por Akè e largon me kokë.

7' - GOL! Holandë-Angli 1-0! Gol nga Xavi Simons. Mesfushori i PSG-së shkarkon një gjuajtje me këmbën e djathtë që shkon në rrjetë.

1’ – Nis sfida, topi i parë u takon anglezëve

Gjysmëfinalja e dytë e Euro 2024 zhvillohet në Signal Iduna Park në Dortmund dhe Holanda e Anglia përballen me njëra-tjetrën. Koeman zgjedh Malen me Simons dhe Gakpo pas Depay. Southgate luan me tre mbrojtës, Trippier kthehet në të majtë, Foden dhe Bellingham pas Kane.

HOLANDË-ANGLI

Holandë(4-2-3-1): Verbruggen; Dumfries, De Vrij, Van Dijk, Aké; Schouten, Reijnders; Malen, Simons, Gakpo; Depay. Trajner: Koeman

Angli(3-4-2-1): Pickford; Walker, Stones, Guehi; Saka, Rice, Mainoo, Trippier; Foden, Bellingham; Kane. Trajner: Southgate