RTSH Sport Live

Watzke këshillon Haaland: Qëndro te Dortmund, Lewandowski…

  • 04/01/2021
  • |
  • Gjermani
Watzke këshillon Haaland: Qëndro te Dortmund, Lewandowski…

Jo vetëm Jadon Sancho. Hans-Joachim Watzke, administrator i deleguar i Borussia Dortmund, gjithashtu foli për Kicker në lidhje me thashethemet për Erling Haaland, gjithmonë në qendër të merkatos: “Ai nuk bëri presion për t'u larguar dhe nuk mendoj se do të ndodhë. Erling dhe Mino Raiola e dinë këtë. Unë mund ta këshilloj atë të bëjë ashtu si Robert Lewandowski, i cili qëndroi këtu për t'u bërë një nga më të mirët në botë. Ai nuk do të jetë në gjendje ta bëjë atë vetëm për një vit. Atëherë është e qartë se nëse Erling na lë një ditë, do të jetë thjesht për të shkuar në një klub edhe më të madh”.