RTSH Sport Live

Wayne Ronney, trajner i Derby County me kohë të plotë

  • 15/01/2021
  • |
  • Angli
Wayne Ronney, trajner i Derby County me kohë të plotë
Ish-sulmuesi anglez ka rinovuar kontratën deri në fund të vitit 2023 për të drejtuar skuadrën që militon në Championship

Wayne Rooney është trajner me kohë të plotë i Derby County. Ish-sulmuesi i përfaqësueses angleze, që është tërhequr nga futbolli i luajtur, ka rinovuar kontratën deri në fund të vitit 2023 për të drejtuar skuadrën që militon në Championship.

35-vjeçari, ish-kapiten i Manchester United, i cili mori drejtimin e përkohshëm të skuadrës në nëntor, tashmë do i përkushtohet detyrës së trajnerit. “Pavarësisht ofertave të tjera që kisha, instiktivisht e dija që Derby County ishte vendi i duhur për mua”, ka deklaruar Rooney