RTSH Sport Live

Wayne Rooney “denoncon” Presidentin

  • 24/09/2021
  • |
  • Angli
Wayne Rooney “denoncon” Presidentin
Ish-sulmuesi, sot trajneri skuadrës modeste: Nuk më hap telefonin

Kaos total te skuadra e Derby Conty që militon në Championship. Nëse do të ishte një fundjavë e zakonshme në qytezën angleze, nuk do të përbënte lajm fakti i zënkave mes trajnerit dhe presidencës së klubit, por kur në stol është një si Wayne Rooney, lajmi pushton faqen e parë të tabloideve. Problemet financiare të shoqërisë e kanë shtyrë skuadrën në fundin e klasifikimit pasi e nisi sezonin me 12 pikë më pak, një telash shumë i madh për ish sulmuesin e Manchester United që gjithsesi nuk dorëzohet dhe synon që ta nxjerrë ekipin nga fundi i klasifikimit, madje të sigurojë mbijetesën.

Problemi ose pengesa e vetme në rrugën e tij është marrëdhënia e tensionuar që Rooney ka me pronarin Mel Morris që sipas ish – sulmuesit të kombëtares, është zhdukur. Sipas asaj që raportojnë mediat britanike, Rooney ka deklaruar se pas një takimi me të gjithë drejtuesit e klubit, i vetmi që mungonte ishte presidenti me të cilin nuk është shkëmbyer as në ambjentet e shoqërisë që prej muajit Gusht.

“Jam përpjekur ta kontaktoj por më është përgjigjur vetëm një herë kur e kam marrë me telefonin e mjekut tonë. Jam përpjekur ta telefonoj por nuk më përgjigjet. Kjo është një sjellje e pavend dhe mungesë e theksuar respekti. Ai ka investuar shumë në këtë klub por mënyra se sip o e menaxhon situatën nuk është e duhura. Nuk ka qenë i ndershëm dhe i qartë me mua”m thekson Rooney. Pas 12 pikëve penalizim, Derby mban vendin e fundit me -2, 6 pikë diferencë nga Nottingham Forest.