RTSH Sport Live

Werner dhe kritikat: Nëse do t'i kisha dëgjuar…

  • 14/10/2021
  • |
  • Futboll Bota
Werner dhe kritikat: Nëse do t'i kisha dëgjuar…
Sulmuesi ka arritur të gjejë lumturinë me golin

Timo Werner është përsëri protagonist, jo vetëm në thashethemet e tregut, por edhe për shfaqjet e tij në fushë. Sulmuesi gjerman i Chelseat i është rikthyer shënimit dhe po konfirmon cilësitë e tij edhe me kombëtaren. Pas një periudhe vërtet të gjatë agjërimi, ish-sulmuesi i Leipzig po vihet re për shënimin: e fundit, dy me Gjermaninë e tij që kanë heshtur përsëri kritikat e shumta.

Akuzat për aftësitë dhe talentet e tij ishin në axhendë në media, por Werner kurrë nuk i dëgjoi ato. Siç raportohet nga Sun, në fakt, gjermani pranoi: "Kritikat? Më duhej t'i injoroja. Më duhej t'i injoroja sepse përndryshe, nëse do të kisha menduar për këtë, do të më duhej të ndaloja së luajtur. Nuk do të isha në gjendje të luaja më futboll".

Dhe me sa duket në fund qendërsulmuesi kishte të drejtë: "E dija që golat do të vinin. Unë vetëm duhej të vazhdoja të punoja. Besimi në ekipin kombëtar? Nëse ndiej besim dhe e di që e kam, e di gjithashtu se do bëj mirë. Është e rëndësishme për mua të ndiej besimin e trajnerit".