RTSH Sport Live

Xabi Alonso hedh poshtë spekulimet

  • 06/05/2023
  • |
  • Gjermani
Xabi Alonso hedh poshtë spekulimet
Tottenham nuk është në planet e tij, 41-vjeçari është 100 % i fokusuar te klubi gjerman

Xabi Alonso ky emer kaq i lakuar kohëve të fundit nuk është i interesuar të marrë një punë në Premier League sezonin e ardhshëm, apo diku tjetër. Spanjolli ka lënë mbresa tek të gjithë që kur mori drejtimin e skuadrës së Bayer Leverkusen-it në tetor, teksa klubet e njohura nisën të interesoheshin për të.

Ai së fundmi u lidh me një punë të Tottenham Hotpsur, klub që është në kërkim të një trajneri të ri për sezonin e ardhshëm. Megjithatë, Alonso ka hedhur poshtë këto raportime duke konfirmuar se nuk do të prishë kontratën e tij me klubin gjerman.

“Unë kam qenë në futboll për shumë vite. Thashethemet janë normale, por kemi ende shumë për të arritur”, tha fillimisht ai. “Kjo është arsyeja pse mendja ime është 100% këtu gjatë muajve të fundit. Dhe, mendja ime është gjithashtu 100% këtu për sezonin e ardhshëm”, shtoi 41-vjeçari.

Xabi Alonso besohet se po monitorohet edhe nga Real Madridi, aty ku ai kishte luajtur vite më parë. Basku shihet si një opsion për të ardhmen te “Los Blancos”. E ndërsa Alonso me Bayer Leverkusen-in ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit të ardhshëm.