RTSH Sport Live

Xhaka drejt Romës: Arsenali, gati të pranojë kushtet

  • 20/07/2021
  • |
  • Itali
Xhaka drejt Romës: Arsenali, gati të pranojë kushtet
Pas mbërritjes së Lokonga, Topçinjtë janë të gatshëm të ulin kërkesat për kartonin e mesfushorit

Roma është e gatshme të përshpejtojë për Granit Xhakaën. Arsenali në fakt ka zyrtarizuar blerjen e mesfushorit qendror të Anderlecht, Albert Sambi Lokonga, duke zhbllokuar kështu shitjen e mesfushorit zviceran. Negocimi midis dy klubeve është duke u zhvilluar dhe ka pësuar një përshpejtim, siç konfirmohet nga media angleze. Arsenali, pasi ka gjetur zëvendësuesin për zviceranin, është i gatshëm të plotësojë nevojat e Tiago Pinto. Roma ka ofruar 15 milion, Topçinjtë nga 23 të kërkuara mund të ulen në 18, duke përfshirë bonuse. Së shpejti Mourinho do të ketë mesfushorin e tij.

Ndërkohë, njeriu I merkatos së Romës, Tiago Pinto, duke u larguar nga Trigoria, konfirmoi ardhjen e menjëhershme të Matias Vina nga Palmeiras: "Si po shkon tregu i transferimeve? Tregu i transferimeve është mirë, Vina po vjen - tha ai. Dhe Xhaka? Le të shohim, le të shohim…".

Pinto më pas u pyet për Icardi, dhe në atë rast ai heshti, ndërsa kur një tifoz i kërkoi që ta sillte Francesco Totti përsëri në Trigoria, ai u përgjigj: "Vullneti i tij nuk është i imi". Matias Vina do të jetë nënshkrimi i dytë i Romës në këtë merkato vere, pas portierit Portugez Rui Patricio.