Granit Xhaka e ka falënderuar Vladimir Petkoviç përmes një shkrimi emocional në rrjetet sociale, pasi trajneri boshnjak e la Kombëtaren e Zvicrës për ta marrë drejtimin e klubit elitar francez, Bordeaux.
Petkoviç, i cili e udhëhoqi Zvicrën drejt çerekfinaleve në Kampioantin Europian 2020 këtë muaj, ka nënshkruar kontratë 3-vjeçare me klubin e Ligue 1. 57-vjeçari e kishte marrë në dorë ekipin kombëtar helvetik në vitin 2014.
Mesfushori Arsenalit, Granit Xhaka, i cili nën urdhrat e Petkoviç u emërua kapiten i ekipit komëbatr zviceran në shtator, e ka falënderuar dhe i ka uruar suksese 57-vjeçarit të lindur në Sarajevë.
“Çfarë udhëtimi. Zotëri, dua thjesht të të falënderoj për gjithçka. Ne e shkruam historinë së bashku! Ka qenë një rrugëtim i jashtëzakonshëm. Faleminderit për punën tuaj të zellshme, për përkrahjen dhe për mënyrën sesi e ke shndërruar një ekip kombëtar në një grup vëllezërish. Ne nuk e harrojmë punën tuaj dhe të urojmë të gjithë të mirat në Bordeaux”.
Xhaka luajti nën urdhrat e Petkoviç në tre turne të mëdha, Euro 2016, Kupën e Botës 2018 dhe Euro 2020. Por Euro 2020 ishte suksesi i tyre më i madh, pasi ata e udhëhoqën Zvicrën drejt çerekfinales së parë në një turne të madh në historinë e tyre, duke mundur kampionen e Botës, Francën, në 1/8 e finales.