RTSH Sport Live

Xhokoviç dëbohet nga Australia!

  • 06/01/2022
  • |
  • Sporte të tjera
Xhokoviç dëbohet nga Australia!
Lider i renditjes botërore nuk do të marrë pjesë në Grand Slamin e Melburnit.

Novak Djokovic nuk do të marrë pjesë në Australian Open. Liderit të renditjes botërore i është anuluar në fakt viza që do t'i lejonte të merrte pjesë në Grand Slam, të planifikuar në Melburn, pavarësisht se nuk i është nënshtruar ende asnjë vaksinimi kundër Coronavirus. Është dëbuar nga vendi, do t'i duhet të largohet brenda ditës.

Kështu zgjidhet një telenovelë e gjatë, e cila e pa 'Nolen' të bllokuar për shumë orë në aeroport, para se të merrej në pyetje dhe të vendosej në izolim, me dy roje vëzhgimi. Avokatët e Djokovic do të kundërshtojnë vendimin e autoriteteve lokale: kështu shkruajnë The Age dhe Sydney Morning Herald.