Problemet e Novak Djokovic duket se nuk kane fund. Ministrja e brendshme Karen Andreë ka deklaruar se tenisti serb mund te largohet nga vendi ne cdo moment dhe konfirmoi hetimin të paktën të dy "individëve" të tjerë për vizë të parregullt. Por përtej mundësisë konkrete për të kapërcyer Australian Open dhe me këtë mospjesëmarrjen në Grand Slam-in që i rrezikon fronin botëror të tenisit, Nole rrezikon shumë më tepër. Sipas ligjit australian, i cili është shumë i rreptë përsa i përket politikave të imigracionit, kushdo që gjendet me vizë të parregullt rrezikon tre vjet "ekspuls", pra të mos kete asnje mundesi të hyjë në territorin australian.
Ndërkohë, mobilizimi i tifozëve nën hotelin Park në Melburn, ku ndodhet kampioni serb, vazhdon dhe është dashur të ndërhyjë edhe policia e qytetit në shtetin e Viktorias. Mediat australiane raportojnë për arrestime të protestuesve më të dhunshëm, ndërsa kërkesa e Djokovicit për t'u zhvendosur në një vend ku ai mund të stërvitet nëse situata do të kalojë në favor të tij, është refuzuar. Ndërkohë bashkëshortja e tenistit serb ka shoqëruar situatën me postimet në rrjetet sociale. Në një postim në Tëitter në ditën e Krishtlindjeve Ortodokse, ajo shkruan se dëshiron të falënderojë ata që po mobilizohen për burrin e saj: "Faleminderit të gjithëve per dashurine qe po dergoni për burrin tim. Po perpiqem te marr fryme thelle dhe te qetesohem. Besoj se i vetmi ligj që duhet të respektonjë të gjithë, përtej çdo kufiri, është ai i dashurisë dhe respektit për qeniet njerëzore. Dashuria dhe falja nuk janë kurrë një gabim, por një forcë e madhe".
Nga ana tjetër, në kampin e tenistëve, Nick Kyrgios, zakonisht shumë i ashpër ndaj Djokoviçit, ka shprehur po ashtu solidaritet me lojtarin serb: “Jam absolutisht dakord që Covid-i duhet luftuar dhe në fakt edhe familja ime dhe unë u vaksinuam, por unë mendoj se menyra në të cilën Australia po sillet ndaj Noles është vërtet e keqe. Ai është një nga kampionët më të mëdhenj të të gjitha kohërave, dhe mbi të gjitha ai është një qenie njerëzore". Situata mbetet akoma e paqarte, nderkohe qe njerezit me te afert me Djokovic kane akoma shpresa qe serbi do mundet te luaje ne Australi.