Ëndrra e Matteo Berrettini përfundon këtu. Në finalen e parë të një italiani në Ëimbledon, në fakt, roman i jep katër sete numrit një në botë Novak Djokovic, i cili humbet setin e parë, pastaj kthehet dhe fiton 6-7, 6-4, 6- 4 6-3 në 3 orë dhe 24 minuta lojë. Me këtë sukses, i gjashti në barin anglez, tenisti serb barazon rekordin e Rafael Nadal dhe Roger Federer me 20 grand slam të fituar.
Fillimi i ndeshjes është plotë tension, me tenistin serb që nuk i kursen gabimet. Sigurisht që ishte një fitore e vështirë, pavarësisht se në letër ishte superfavorit, përballë italianit që dilte për herë të parë në një finale të tillë. Berretini u përpoq me të gjitha mënyrat në katër sete, por mungesa e eksperiencës bëri të vetën. Arriti të fitojë setin e parë, por nuk mundi të mbajë ritmin dhe në vazhdim, duke u dorëzuar para numrit një në botë.
Në tre setet e tjera, Djokoviç arriti të shfrytëzojë çdo mundësi, duke fituar të gjithë ndeshjen pas 3 orësh e 24 minutash lojë. Një moment i artë për tenistin serb, që ka fituar gjithçka gjatë këtij viti. Matteo Berrettini, i cili përkulet para më të fortit, mund të ngushëllohet me afeksionin e një kombi të tërë dhe me një hap përpara në renditje: nga e hëna, në fakt, ai do të kalojë Roger Federer dhe do të jetë numri 8 i renditjes ATP.