RTSH Sport Live

Xhuliano Skuka rinovon me Partizanin

  • 28/09/2022
  • |
  • Abissnet Superiore
Xhuliano Skuka rinovon me Partizanin
Sulmuesi ka nënshkruar kontratën e re, e vlefshme deri në vitin 2025

Xhuliano Skuka do të vazhdojë të jetë pjesë e skuadrës së Partizanit deri në vitin 2025. Nga Korabi, tek Dinamo, për të shpërthyer më pas me të kuqtë, aq sa në këtë sezon golat e tij e kanë vendosur skuadrën në vend të parë. Rinovimi është një dëshirë e të dyja palëve, njofton klubi i kuq nëpërmjet rrjeteve sociale, fakt që pasqyron më së miri besimin dhe korrektësinë klub-lojtar.

Njoftimi i klubit:

𝐗𝐇𝐔𝐋𝐈𝐀𝐍𝐎 𝐒𝐊𝐔𝐊𝐀 𝐑𝐈𝐍𝐎𝐕𝐎𝐍 𝐌𝐄 𝐏𝐀𝐑𝐓𝐈𝐙𝐀𝐍𝐈𝐍

𝐒𝐮𝐥𝐦𝐮𝐞𝐬𝐢 𝟐𝟒 𝐯𝐣𝐞𝐜̧𝐚𝐫, 𝐢 𝐤𝐮𝐪 𝐝𝐞𝐫𝐢 𝐧𝐞̈ 𝟐𝟎𝟐𝟓

FK Partizani me kënaqësi njofton zgjatjen e bashkëpunimit me Xhuliano Skukën. 24 vjeçari dhe drejtuesit kanë nënshkruar sot kontratën e re të vlefshme deri në vitin 2025, duke konkretizuar pozitivisht të ardhmen e sulmuesit te Partizani.

Rinovimi i kontratës erdhi me dëshirën e të dyja palëve, fakt i cili pasqyron më së miri besimin dhe korrektësinë e marrëdhënies Klub - Lojtar.