RTSH Sport Live

Zarco e Martin rinovojnë me Ducati

  • 04/06/2021
  • |
  • Moto GP
Zarco e Martin rinovojnë me Ducati
Dy pilotët do të vazhdojnë të mbrojnë ngjyrat e Ducati Pramac në MotoGP edhe në 2022

Do të jenë akoma, Johann Zarco, 30-vjeçari francez, aktualisht i dyti në klasifikimin e përgjithshëm, dhe Jorge Martin, 23-vjeçari spanjoll, do të vazhdojnë të mbrojnë ngjyrat e Ducati Pramac në MotoGP edhe në 2022. Të dy pilotët, që kanë kontrata drejtpërdrejt me Ducatin, vitin e ardhshëm do të kenë në dispozicion Desmosedici GP 2022.

"Jemi të kënaqur që do të vazhdojmë këtë projekt me Johann e Jorge, dy djem me të cilët merremi vesh shumë mirë e kemi arritur rezultate shumë të mira. Si ne edhe Ducati besojmë në kapacitetin e tyre dhe jemi shumë të lumtur” – ka thënë drejtuesi i Pramac, Paolo Campinoti. Edhe Paolo Ciabatti, drejtori sportiv i Ducatit, beson shumë te ky projekt.

"Johann e Jorge janë përfshirë mjaft mirë në skuadrën Pramac Racing. Për këtë arsye, së bashku me Paolo Campinoti e Francesco Guidotti, kemi vendosur të vazhdojmë me ta edhe në 2022. Do të vemë në dispozicion të tyre, motorët zyrtarë edhe për sezonin e ardhshëm. Jemi të bindur se do të na japin kënaqësi me rezultatet që do të arrijnë” – ka thënë Ciabatti.