RTSH Sport Live

Zgjedhjet në KOKSH: mësohen emrat që do garojnë

  • 15/04/2021
  • |
  • Të tjera
Zgjedhjet në KOKSH: mësohen emrat që do garojnë
Komisioni i Verifikimeve dhe Etikës (KVE) ka zyrtarizuar listat e kandidatëve për President si dhe për anëtarë të Komitetit Ekzekutiv

Asambleja zgjedhore në KOKSH, janë zyrtarizuar listat me kandidatët për postin e presidentit si dhe anëtarët e Komitetit Ekzekutiv. Komisioni i Verifikimeve dhe Etikës (KVE) i ka qënë i vendosur, duke lënë jashtë garës emra të njohur ose pa të drejtë vote Federata si ajo e Futbollit(FSHF).

Sipas këtij komisioni, në këto lista janë vetëm ata që kanë plotësuar dokumentacionin e kërkuar, duke nënkuptuar kështu se ata që mungojnë nuk kanë paraqitur dokumentat e duhura për të patur të drejtën e votës apo të kandidimit.

Prej ditësh nuk kanë munguar reagimet, siç ishte rasti i letrës së hapur nga ana e Presidentit të FSHF-së, Armand Duka, por KOKSH është i vendosur për të përfunduar atë që ka nisur: zgjedhje vetëm me ata që kanë plotësuar dokumentacionin e duhur(të paktën kështu pretendohet).  

Anëtarët e KOKSH që kanë të drejtën e votës në Asamblenë Zgjedhore 2021 janë: Aeronautika Alpinizmi, Atletika, Automobilizmi, Badmintoni, Basketbolli, Bodybuilding, Boksi, Canoe, Kayak, Ciklizmi, Danci Sportiv, Gjimnastika, Harku, Hipizëm, Karate, Motociklizmi, Mundje, Noti, Pingpong, Peshëngritje, Qitje, R/Amatorizëm, Rafting, Ski,,Sporti Për Të Gjithë, Shahu, Taekwondo, Tenisi, Teqball, Volejboll,,Vrojtuesit e Plazhit, Xhudo, Zhytësit, K.O. Special, Sportist Olimpist, Gjuetarët & Peshkatarët, Sporti Universitar.

Kandidatët e propozuar që plotësojnë kriteret dhe kanë dorëzuar dokumentacionin e kërkuar janë:

President: Fidel Ylli, Martin Biba, Vojo Malo

Zv. President: Denisa Rrushi, Erlind Pëllumbi

Mbajtës Thesari: Edlir Memaj Genc Boga Zinaida Leskaj

Anëtar i KE: Agim Ciraku, Albens Vokopola, Elez Gjoza, Elvis Toci, Eglantina Cuni, Endrit Hoxha, Enkelejda Caushi, Florend Kalivopulli, Gjergj Ruli, Igli Pustina, Ilir Gusho, Labo Capo, Luiza Gega, Majlinda Pilinci, Ndoc Qokaj, Rando Kukeli, Tatian Marash, Viktor Gjoni, Violeta Shqevi.