RTSH Sport Live

Zgjedhjet në KOKSH, “përjashtohen” 23 Federata

  • 08/04/2021
  • |
  • Të tjera
Zgjedhjet në KOKSH, “përjashtohen” 23 Federata
Mungesa në dokumentacion, 23 Federata mbeten jashtë. Për Asamblenë e 17 prillit kanë plotësuar dokumentacionin vetëm 18 Federata

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar po bëhet gati për Asamblenë Zgjedhore të 17 prillit dhe nga sa mësohet, në këtë eveniment do të mungojnë plotë 23 Federata, të cilat nuk kanë arritur të plotësojnë dokumentacionet e nevojshme, apo si në rastin e FSHF-së, një nga të përjashtuarat, nuk ka bërë pagesën e kuotave për vitin 2020.

Një situatë e pazakontë, që me shumë mundësi në këto zgjedhje të KOKSH të shkojnë vetëm 18 Federata. Në zgjedhjen e presidentit të ri si dhe pjestarëve të Komitetit Ekzekutiv , do të mungojnë përfaqësues të disa prej sporteve elitare, si futbolli, peshëngritja apo atletika, që kanë dhuruar medalje.

Gjithashtu, ka një mungesë të atyre që pretendonin për president apo për anëtar të Komitetit Ekzekutiv, gjithmonë për mungesë dokumentacioni.